Futbollistja kolumbiane që mundi kancerin humbet sërish ndjenjat në fushë!
Linda Kaisedo ishte protagoniste në fitoren që Kolumbia mori ndaj Gjermanisë në Botërorin e Femrave, e cila shënoi tre ditë pasi i ranë të fikët në fushën e stërvitjes.
Gjithsesi, në momentin kur u mendua se paniku kishte mbaruar, 18-vjeçarja humbi sërish ndjenjat gjatë lojës duke rënë në tokë, me lojën që u ndërpre për disa minuta.
Gjithsesi paniku nuk zgjati shumë pasi ajo u çua dhe vazhdoi të luante dhe për disa minuta të tjera.
Kujtojmë që Kaisedo mori një vëmendje të madhe pasi përpara gjashtë muajsh ajo fitoi betejën me kancerin në vezore.