Friday, 20. March 2026
Sport

Në Itali e presin për firmën, Lukaku bën deklaratën e papritur për Juventusin: Asnjëherë “forca Juve”

GS 30/07/2023 1 Min. Lesezeit

Në Itali e presin të mbërrijë shumë shpejt te Juventusi. Por pakënaqësia e tifozëve të Interit, e gjithashtu edhe atyre të Juventusit ndaj sulmuesit belg, duket se ka hedhur në erë gjithçka.

lukaku-silence-16-9

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet Lukaku i cili është filmuar nga një tifoz që e ngacmon për Juventusin. “Nëse firmos për Juventusin, mos thuaj kurrë “forca Juve””, dëgjohet të thotë tifozi drejtuar sulmuesit.

Në mënyrë ë papritur, ky i fundit i kthehet me qetësi. “Jo, jo, asnjëherë. Nuk besoj se marrëveshja do të bëhet”, thotë sulmuesi para se të futet në makinë.

Një sinjal i rëndësishëm për të ardhmen e tij, që mund të ndryshojë tashmë shumë skenarë të merkatos në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: