Mauro Ikardi është kthyer gjatë kësaj fundjave në Turqi, ku ka firmosur me Gallatasarajin për tre vitet e ardhshme. Sulmuesi u transferua përfundimisht nga PSG te gjigandët turq, ku ishte në huazim në sezonin e kaluar.
Ikardi ka nënshkruar kontratën e re pasi është arritur një akord shumë i rëndësishëm financiar, me shifra që mund të paguhen në pak kampionate në Europës. Rroga e tij te klubi turk është 10 milionë euro në sezon, që përbën një investim shumë të rëndësishëm për klubin e Stambollit.
Mediat turke kanë mësuar se nga kjo rrogë, vetëm 6 milionë euro në vit do të dalin nga arkat e klubit. Ndërkohë, pjesa tjetër do të paguhet nga sponsorët që kanë qenë të gatshëm të përballojnë faturën e kripur, duke e ditur se me Ikardin në përbërje, Gallatasaraj ka më shumë shanse të triumfojë përsëri në kampionatin vendas dhe të ecë përpara edhe në Europë.
Büyük Galatasaray Taraftarı 🦁
Mauro sizinle buluşmak için sabırsızlanıyor! 💛❤️ pic.twitter.com/8uWRSZfYaC
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) July 30, 2023
PANORAMASPORT.AL