Interi po monitoron pista të shumta edhe në sulm, aty ku pavarësisht dobësisë së Inzagit, Hoakin Korrea nuk është më në planet e klubit duke parë formën e dobët që ka treguar. Me largimin e mundshëm të argjentinasit lidhen disa operacione të zikaltërve dhe ai i fundit nuk është emër i panjohur.
Në Milano ka marrë jetë ideja e rikthimit të Aleksis Sançezit, një profil i vlerësuar mbi të gjitha për eksperiencën dhe për transferimin e mundshëm me parametër zero, pas përfundimit të marrëdhënieve të tij me Marsejën.
Ndërkohë që gjatë javës, Interi pritet të ketë kontakte të reja me Arsenalin për Folarin Balogun, ashtu si me Uest Hemin për Xhanluka Skamakën.
PANORAMASPORT.AL