Markus Turam ishte shumë pranë kalimit te Milani në merkaton e verës por gjithçka ndryshoi në momentet e fundit dhe sulmuesi u zyrtarizuar te Interi. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Turam u shpreh se te Interi mund të kishte shkuar edhe para dy sezonesh.
Ndërkohë ai foli për Milanin, vërshëllimat që mund të ketë në derbi si edhe për transferimin te zikaltërit dhe atë që e bindi për të pranuar ofertën e tyre.
“E kam imagjinuar veten që para dy vitesh me fanellën e Interit. Kur u dëmtova, Interi dhe menaxherët më ngushëlluan dhe më qëndruan shumë afër e diçka të tillë nuk mund ta harroja kështu që natyrisht do zgjidhja Interin.
E di që tifozët e Milanit janë mërzitur me mua… por nuk më intereson. Secili bën zgjedhjet e tij dhe unë e di pse e bëra zgjedhjen time. Nuk jam i mërzitur as për vërshëllimat në stadium sepse gjithsesi do të kishte gjithsesi.
PANORAMASPORT.AL