Kristjan Asllani ndodhet në Japoni me Interin, aty ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Klubi zikaltër ka vënë talentin shqiptar dhe sulmuesin Markus Turam para pyetjeve nga tifozët, pyetje të cilat kanë marrë përgjigje dhe kanë shkaktuar jo pak të qeshura.
Ka qenë Asllani ai i cili ka shkaktuar të qeshura te Turam, pasi u shpreh se në kohën e lirë i pëlqen të dalë për të ngrënë akullore. Ndërkohë, i pyetur për një nga legjendat e Interit me të cilin do të donte të luante, Asllani u shpreh se është Zaneti.
– Ushqimi i preferuar?
Turam: Sushi
Asllani: Sushi
– Anime japoneze e preferuar?
Turam: Dragon Ball
Asllani: Nuk kam
– Nëse do të kishe mundësi të luaje më një legjendë të Interit, kush do të ishte?
Turam: Adriano
Asllani: Zaneti
– Çfarë të pëlqen të bësh në kohën e lirë?
Turam: Të fle gjumë
Asllani: Më pëlqen të dal jashtë për të ngrënë akullore
PANORAMASPORT.AL