LeBron Xhejms, basketbollisti i njohur dhe investitor pasiv i Milanit, ka bërë disa deklarata në mikrofonat e “La Gazzetta dello Sport”, me fokus klubin kuqezi dhe pronarin e tij, Xherri Kardinale. Lidhur me “djallin”, ai u shpreh:
“E dua futbollin europian dhe mendoj se Milani është një klub shumë i veçantë, brenda dhe jashtë fushës. Ka një mundësi të shkëlqyer për ta rikthyer Milanin në mesin e ekipeve dhe markave më të mira të futbollit europian në botë. Milano është një qytet i klasit botëror, në kryqëzimin e modës, sportit, argëtimit dhe kulturës. Milan është ambasadori i tij i përsosur dhe “RedBird”-i pronari i duhur për ta rikthyer këtë klub në nivelet që ka pasur në kulmin e tij të lavdisë”.
Njohja me Xherri Kardialen është e hershme, dhe basketbollist nuk mund të shmangte komentet mbi pronarin e “djallit”, duke shpjeguar se: “Në përvojën time me “SpringHill”, Xherri rezultoi të ishte një partner i jashtëzakonshëm. Ai thotë se e kam ndihmuar të zgjerojë vizionin e tij, por besoj se është shumë modest. Mendoj se mund të ndërtojmë shumë mbi këtë partneritet, i cili nisi vetëm një vit më parë. Unë dhe partnerët e mi jemi të emocionuar nga numri i mundësive të reja që mund të eksplorojmë me Kardinalen te Milani”.
PANORAMASPORT.AL