Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani pritet të vazhdojë karrierën në Rumani.
Rrahmani tash e një kohë po tregon vetën në Superligën e Kosovës, andaj mundi i tij pritet të shpërblehet.
Mediumet e shumta rumune kanë shkruar se tashmë është arritur marrëveshja që sulmuesi kosovar të transferohet te Rapid Bucuresti.
E përditshmja “fanatik.ro” ka shkruar se Rapidi do të paguajë rreth 600 mijë euro për transferimin e Rrahmanit nga Ballkani.
Vlen të përmendet që Rapidi në kampionatin e kaluar zuri vendin e pestë në Rumani./Lajmi.net/