Drita mirëpret në ‘Fadil Vokrri’ gjigantin çek, Viktoria Plzen, në kuadër ndeshjes së kthimit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Çeki, gjilanasit ia dolën të nxjerrin një barazim pa gola 0:0.
Ndërsa, për takimin e kthimit ‘Intelektualët’ presin në Prishtinë Plzenin.
Ajo që bie në sy në prag të ndeshjes është udhëtimi i tifozëve racistë çekë në Kosovë.
Sipas raportimeve të fundit ata pritet jenë në ‘Fadil Vokrri’ për të përkrahur ekipin e tyre.
Kujtojmë që tifozët e Viktoria Plzen njihen si proserb dhe shpalosin mesazhe se “Kosova është Serbi” edhe vite me parë dhe ata pritet te vijnë në Prishtinë për ndeshjen me Dritën.
Ndeshja Drita – Viktoria Plzen zhvillohet më tre gusht, nga ora 20:00.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë disa nga banerat e çekëve kundër Kosovës./Lajmi.net/