Botërori i Femrave vazhdon me ndeshjet e fundit të grupeve me ditën e sotme që u luajtën sfida vendimtare për emrat e mëdhenj.

Në Grupin E, Holanda nuk tregoi mëshira ndaj Vietnamit, duke e mundur me rezultatin e thellë 0-7 dhe duke marrë vendin e parë. Nga ana tjetër, kampionet e Botës në fuqi, SHBA-ja kaloi mes vuajtjesh ndaj Portugalisë duke barazuar 0-0.
Në Grupin D, Anglia fitoi me rezultatin tenistik 1-6 përballë Kinës, ku shkëlqeu motra e mbrojtësit të Çelsit Risi Xhejms, Loren me dy gola dhe tre asiste. Kështu Anglai e mbyll në vendin e parë me pikë të plota grupin, ndërsa vendi i dytë u mor nga Danimarka që fitoi 0-2 kundër Haitit.
REZULTATET:
GRUPI E
VIETNAM 0-7 HOLANDË (VIDEO)
Martens 8’, Snoijs 11’, Brugts 18’, 57’, Rurd 23’, 83’, Van De Donk 45’
PORTUGALI 0-0 SHBA
GRUPI D
KINË 1-6 ANGLI
Uang Shuang 57’, Ruso 4’, Hemp 26’, Xhejms 41’, 65’, Kelli 77’, Deli 84’
HAITI 0-2 DANIMARKË
Harder (P) 21’, Troelsgard 90+10′
PANORAMASPORT.AL