Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani ka arritur sot gjatë ditës në qytetin Belfast të Irlandës së Veriut.
Klubi kosovar do të luaj ndeshjen kthyese ndaj FC Larne të enjtën, shkruan Lajmi.net
“Paraprakisht, sot dhe nesër, do të zhvillojmë dy stërvitje, që futbollistët të adaptohen me klimën dhe terenin, ku do të luhet akti i dytë i përballjes së vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Konferencës Evropiane”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Suhaerka.
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës ka shënuar fitore 3 me 0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri” dhe pothuajse është me një këmb në rrethin tjetër të UEFA Conference League./Lajmi.net/