Dinamo Zagrebi ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë nda Astanës me rezultatin 4-0 në Ligën e Kampioneve dhe nesër do të luajë ndeshjen e kthimit. Skuadra kroate ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme në drejtim të Kazakistanit, teksa paniku për tifozët e Dinamos ka qenë i madh.
Avioni me të cilin po fluturonte skuadra kroate, ka kaluar Serbinë e Bullgarinë dhe më pas, kur ishte mbi Detin e Zi, është zhdukur nga radarët. Kjo ka ngritur panik në Kroaci dhe tifozët e Dinamos e jo vetëm, kanë përjetuar momente ankthi megjithatë nuk ka pasur asnjë problem dhe autoritetet kanë zbuluar arsyen e këtij “incidenti”.
Duke qenë se Deti i Zi është shumë pranë rajonit të Ukrainës, radarët nuk arrijnë të kapin fluturimet dhe vetëm pak momente pasi të kalohet kjo zonë, atëherë avioni shfaqet sërish. Dhe në fakt, kështu ka ndodhur. 1 orë më vonë, avioni është shfaqur në radarë sapo ka kaluar në tokë gjeorgjiane, para se përfundonte në Kazakistan.
PANORAMASPORT.AL