Alberiko Evani, ndihmësi i Roberto Mançinit, i ka dhënë lamtumirën përfaqësues italiane dhe eksperiencës së tij në stafin e saj. Ish-mesfushori i njohur i Milanit, duket nuk ka dashur të vazhdojë më punën pas përplasjeve me teknikun e të kaltërve për shkak të Leonardo Bunuçit.
Krisja mes tyre kishte ndodhur gjatë pjesëmarrjes së Italisë në finalet e Ligës së Kombeve, ku Evani kishte shprehur çudinë e tij për grumbullimin e Leonardo Bonuçi. Sipas “Il Giornale”, Evani ishte kundër përfshirjes së mbrojtësit, i cili kishte qenë jashtë formës për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme në sezonin e fundit në radhët e Juventusit.
Një tjetër përplasje kishte lindur për shkak të mungesës së Manuel Lokatelit në grumbullimin e Italisë, një lojtar me të cilin Mançini kishte pasur fërkime në të kaluarën. Kështu, në fund Evani ka vendosur të largohet nga stafi i Mançinit, teksa me shumë mundësi do t’i besohet një kombëtare tjetër në sistemin e moshave të Italisë.
PANORAMASPORT.AL