Skuadra e Gjilanit është në moment krize dhe rrezikon që sezonin e ri të luaj me lojtarë “juniora”, kjo për shkak të largimeve të shumta të yjeve.
Përmes rrjeteve sociale, Mevlan Zeka ka njoftuar opinionin se ka lënë klubin e SC Gjilanit, shkruan Lajmi.net
“Dua të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e Gjilanit. Faleminderit gjithë stafit në krye me presidentin Florim Zuka”, shkruhet një pjesë e postimit të Zekës.
Kujtojmë që Zeka shumë shpejt e bënë të ditur edhe të ardhmen e tij, ku tashmë shumë oferta i ka në tavolinë.
Përveç Mevlan Zekës nga Gjilani është larguar edhe mbrojtësi Arbër Prekazi./Lajmi.net/