Vazhdon të stërvitet vetëm, por që nga nesër do të punojë me shokët e rinj. Ndërkohë, Samuel Çukvueze bën të flasë për mediat rreth jetës së tij. Në fakt janë disa kuriozitet që jo gjithkush i di për blerjen më të re të “djallit” dhe ne po ua zbulojmë.
NATA MAGJIKE – Nëse nuk e keni bërë tashmë, shikoni përmbledhjen e Real Madrid-Vijarreal, që u luajt më 8 prill 2023. Në ato imazhe do të gjeni më të mirën e Çukvuezes në një natë perfekte: dy shfaqje me këmbën e majtë për fitore (3- 2) në fushën e “Santiago Bernabeu”-t. Në golin e parë të madh të shpikur pas një driblimi në ngushticë dhe më pas një e brendshme precize, në të dytin tregohet i jashtëzakonshëm, duke tentuar nga distanca për të mposhtur Kurtuanë me një goditje në “trekëndësh”. Një paraqitje gjigante, duke vënë gjithashtu dorën në barazimin provizor të Moralesit.
PËR AFRIKËN – Ai është nigeriani i nëntë në historinë e Milanit, i gjashti që ka debutuar në ekipin e tij të parë pas Aliu Datit, Taribo Uestit, Kingslei Umunegbusë, Nnamdi Oduamadit dhe Taje Taivuos.
MARRËDHËNIET E FAMSHME – I lindur në Umahaia, Samueli i përket fisit Igbo: një nga grupet më të mëdha etnike afrikane. Midis gati 30 milionë njerëzve (rreth 17% e popullsisë) që i përkasin, ka disa sportistë të famshëm: Antetokunmpo (ylli i “Milwaukee Bucks”) spikat, ndërsa Kanu (ishkapiten i kombëtares së Nigerisë, medalje ari në Olimpiadën e Atlantës 1996 si Okoça), Mikel (ishÇelsi, kampion Europe në 2011- ‘12 dhe 2012-‘13) dhe Onievuu (ish-Milan). Jo vetëm kaq, edhe babai i Okaforit vjen nga i njëjti komunitet.
ZEMËR NËNE – E ka dashur futbollin që në fëmijëri, por nuk ka qenë e lehtë për ta nisur. Nëna e tij fillimisht nuk donte që ai të shpërqendrohej nga studimi. Dikur më vonë një mik e lajmëroi për një përzgjedhje për të luajtur në një turne në Portugali dhe Samuel mendoi se nuk do ta lejonin. Por ja që po atë ditë nëna e tij e zgjoi shumë herët për ta shtyrë të shkonte. Disa kohë më pas ishte apo ajo që i dhuroi këpucët e para për të praktikuar sportin e preferuar.
KRAHASIME – Idhulli i tij është Arjen Roben dhe në atdhe e cilësojnë si “Robeni i Nigerisë”. Asnjë paralelizëm, por sigurisht disa karakteristika të rëndësishme të përbashkëta: pozicioni në të djathtë, këmba e majtë, driblim për të synuar qendrën dhe goditja e portës nga distanca. Sigurisht, e di edhe vete, që ka ende rrugë për të arritur të krahasohet me holandezin.
BRONZ SHKËLQYES – Në Kupën e Botës U-17, të fituar me Nigerinë në vitin 2015, ai u zgjodh “Këpucë bronzi”. Golashënuesi më i mirë i turneut ishte Viktor Osimheni, më pas bashkëlojtar në kombëtare dhe tani kundërshtar në Serinë A. Në atë turne pati sfiduar edhe Pulisiçin.
XHONGLER – Në Europë, sezonin e kaluar, ai arriti në 24 raste të krijuara me aksione driblimi. Më pak vetëm se Viniciusi dhe Rodrigo e njësoj si Leao.
PANORAMASPORT.AL