Skuadra shqiptare, Partizani ka shënuar një tjetër gol ndaj Atletic Escaldes, ndeshje kjo që po zhvillohet në “Air Albania”.
Golin për 2 me 0, e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Conference League, e shënoi Tedi Cara në minutën e 45’të, shkruan Lajmi.net
Cara shënoi edhe golin e parë për 1 me 0, kështu ekipi i Partizanit po i afrohet kualifikimit tutje në Ligën e Konferencës.
Kujtojmë që Partizani në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultatin 1 me 0./Lajmi.net/