Saturday, 21. March 2026
Sport

VIDEO/ Barcelona likujdon Milanin me një supergol, kuqezinjtë harrojnë të fitojnë në Amerikë

GS 02/08/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në përgatitore, duke mundur Milanin me rezultatin 1-0. Një supergol i shënuar nga Ansu Fati në pjesën e dytë, i ka mjaftuar skuadrës së Çavit për të arkivuar një tjetër triumf në turneun e Amerikës.

barcelona

Në fakt, katalanasit kanë arritur të dominojnë gjatë gjithë takimit, duke krijuar raste të shumta shënimi, teksa vetëm një gol ka mjaftuar për këtë takim. Dy trajnerët kanë pasur mundësinë të shohin edhe një herë tjetër skuadrën e tyre para fillimit të kampionatit.

Për Milanin, kjo ishte humbja e tretë në fazën përgatitore në Amerikë. Fillimisht, kuqezinjtë u mundën nga Reali me rezultatin 3-2, më pas nga Juventusi me penallti dhe tashmë nga Barcelona.

FORMACIONET:

MILAN: Menjo, Teo, Tomori, Çau, Florenci, Rejinders, Kruniç, Loftus-Çik, Leao, Pulisiç, Zhiru
Trajner. Stefano Pioli

BARCELONA: Pena, Kunde, Garsia, Arauho, Alonso, Pedri, Romeu, Lopez, Rafinja, Abde, Torres
Trajner. Çavi

(SHIH VIDEON E NDESHJES)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: