Roma ka mbyllur përgatitjet në Portugali dhe si fund, do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Farensen para se të rikthehet në Itali. Prej ditësh, skuadra e Murinjos ka qëndruar e grumbulluar duke zhvilluar fazën përgatitore, teksa merkatoja ka qenë relativisht e qetë.
Ndërkohë, për Murinjon do të ketë një udhëtim të veçantë gjatë kthimit në Itali. Trajneri dhe skuadra e Romës do të rikthehen me avionin me të cilin Papa Françesku ka udhëtuar ditën e sotme në drejtim të Lisbonës.
Do të jetë i njëjti avion që do të rikthejë skuadrën italiane në Romë, teksa Murinjo shpreson që avioni t’i japë fat për të pasur një sezon më të mirë. Roma do ta nisë kampionatin në shtëpi ndaj Salernitanës në datën 20 gusht, por më parë do të zhvillojë edhe një miqësore të fundit me Tuluzën.
PANORAMASPORT.AL