Mbrojtësi Përparim Islami ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Gjilanit.
Futbollisti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook bëri të ditur se ka ndarë rrugët me kuqebardhët pas një periudhe njëvjeçare, shkruan lajmi.net.
Ai theksoi se gjatë kohës sa ai kaloi në Anamoravë, Gjilani kishte shumë probleme.
Të nderuar, deshta të ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e SC Gjilanit. Falënderoj shumë stafin të cilët punuam së bashku gjatë kësaj periudhe 1 vjeçare sa isha pjesë e Gjilanit sepse kishim shumë probleme”.
“Një falënderim shkon për gjithë bashkëlojtarët e skuadrës. E falënderim kanë të gjithë tifozët Skifterat të cilët na kanë qendruar gjithmonë afër dhe na kanë përkrahë” – shkroi ai në rrjetin social.
Gjilani po përballet me një krizë të madhe ditët e fundit. Pas largimit të presidentit Florim Zuka një pjesë e madhe e futbollistëve kyç dhe trajnerit Duro konfirmuan largimin.
Gjithë këto largime nga Gjilani po ndodhin kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në startin e edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar./Lajmi.net/