Saturday, 21. March 2026
Sport

VIDEO/ Fundi i një karriere legjendare, “Supermeni” Bufon zyrtarizon tërheqjen nga futbolli i luajtur

GS 02/08/2023 1 Min. Lesezeit

Pas lajmit të bërë me dije nga Fabricio Romano, Xhanluixhi Bufon ka komunikuar vetë zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur.

bufon

Në moshën 45-vjeçare, portieri legjendar italian ka zgjedhur që të varë përfundimisht këpucët në gozhdë, teksa tashmë pritet të marrë role të tjera në futboll.

Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqen momentet më të mira të “Supermenit”, Bufon shkruan: “Kjo ishte miq! Ju më dhatë gjithçka. Unë ju dhashë gjithçka. Ne ja dolëm së bashku”.

LEXO EDHE: Mbyllet një karrierë legjendare, Xhixhi Bufon i jep lamtumirën futbollit të luajtur

PANORAMASPORT.AL

Teilen: