Saturday, 21. March 2026
Sport

Kaos te Barça

GS 02/08/2023 1 Min. Lesezeit

Situatë e pasigurt në shtëpinë e Barcelona-s.

Siç raportohet nga Esport3, fondi gjerman i investimeve që duhej të blinte 16% të Barça Studios është tërhequr.

Një situatë që rrezikon të shkatërrojë mundësinë e arkëtimit të 65 milionë eurove, të dobishme për të sistemua llogaritë dhe për të regjistruar lojtarë të mbetur pezull.

Nuk mund të regjistrohen blerjet e reja – Burime pranë klubit katalanas mohojnë situatën në Mundo Deportivo, duke përsëritur se negociatat me fondin janë ende në vazhdim.

Kujtojmë se në gjendjen aktuale, Barcelona nuk mund të regjistrojë nënshkrimet e reja Inigo Martinez, Ilkay Gundogan dhe Oriol Romeu.

Këtyre i shtohen edhe elementë të tjerë që kanë rinovuar së fundmi, si Ronald Araujo, Marcos Alonso, Sergi Roberto dhe Inaki Pena.

Teilen: