Lonisa Reka është pranë medaljes historike për mundjen e Kosovës. Ajo po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror U17 në mundje.
Botërori po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa Lonisa e nisi të mërkurën garimin në kategorinë deri 49 kilogramë. Në xhiron e parë e mposhti mundësen e Gjermanisë, Eleni Zagliveri.
Ndaj saj fitoi me ndërprerje, përkatësisht me rezultatin 7:4. Me fitore, Lonisa siguroi kalimin në çerekfinale.
Përballë në luftën e dytë e kishte rusen Sviatlana Katenka, që garon si e pavarur. Katenka shfaqi më shumë dhe fitoi 12:2. Mundësja ruse e kaloi edhe gjysmëfinalen, duke fituar 10:1 ndaj amerikanes Heather Marie Crull. Kështu e tërhoqi në repesazh Lonisa Rekën.
Të enjten Lonisa Reka e Heather Marie Crull përballen për medalje të bronztë. Në finale, Katenka përballet me një mundëse nga Japonia. Medalja eventuale në Botëror do të ishte sukses shumë i madh për mundjen kosovare. Lonisa Reka është Shpresë Olimpike 2023.
I urojmë fat dhe suksese nesër./Lajmi.net/