Saturday, 21. March 2026
Sport

Kahn i dha lamtumirën Bajernit me sherr, por si milioner. Zbulohet shifra e majme që i pagoi klubi pas shkarkimit

GS 02/08/2023 2 Min. Lesezeit

Bajern Mynih ka kaluar një pjesë të parë të vitit 2023 mes shumë telasheve, pasi kreu ndryshime të mëdha, që nisën me largimin e trajnerit  Julian Nagelsman, e më pas të drejtuesve të rëndësishëm siç ishin Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç.

kahn

Pikërisht lamtumira e ish-portierit ishte ajo më problematikja, pasi palët pranuan se nuk ishin ndarë shumë miqësisht. Në telefonatën e Kahn me presidentin e klubit, kishin shpërthyer fyerjet e akuzat, duke bërë që ai të mos ishte i pranishëm as në ndeshjen e fundit të kampionatit kur ekipi në mënyrë surprizë fitoi titullin kampion.

Por me sa raportojnë mediat gjermane, “paqja” është gjetur në momentin kur Kahn i është garantuar se do të përfitojë ekonomikisht nga prishja e parakohshme e kontratës së tij me bavarezët. Sipas “Sport Bild”, Kahn do të përfitonte 6 milionë euro në kontratën që e lidhte me klubin deri më 31 dhjetor 2024. Pas një takimi mes palëve gjatë verës, është gjetur akordi dhe tashmë ai do të paguhet 4-5 milionë euro si dëmshpërblim për ndërprerjen e saj para afatit të caktuar.

Këtë e konfirmoi edhe presidenti Herbert Hainer, i cili theksoi se gjithçka ishte mbyllur në “mënyrë miqësore”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: