Saturday, 21. March 2026
Sport

Probleme për Arsenalin, Jesus jashtë fushave për disa javë

GS 02/08/2023 1 Min. Lesezeit

Gabriel Jesus ka pësuar një lëndim.

S’kanë mbetur edhe shumë javë deri në fillimin e edicionit të ri në ligat e mëdha evropiane.

Klubet kanë filluar përgatitjet për sezonin 2023-24 me stërvitje dhe ndeshje parasezonale.

Këtë e ka bërë edhe Arsenal, por ata kanë marrë një lajm të keq, lëndimi i Gabriel Jesus.

Lajmin e bëri të ditur trajneri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta.

“Ai bëri një procedurë të vogël mëngjesin e sotëm, për fat të keq është i lënduar.

Ai ka pasur disa shqetësime në gjurin e tij që i shkaktoi disa probleme kështu që ata duhej të hynin. Ai do të jetë jashtë për disa javë”, u shpreh spanjolli.

Kujtojmë që Premier Liga nis më 12 gusht./Lajmi.net/

  


Teilen: