Saturday, 21. March 2026
Sport

Milani dhe Interi e kërkuan me ngulm dhe pastaj e braktisën, futbollisti gjen akordin me Lacion

GS 02/08/2023 1 Min. Lesezeit

Daiçi Kamada do të luajë në Serinë A. Jo me Milanin apo Interin që e kishin kërkuar japonezin me ngulm në ditët e para të merkatos, por me Lacion.

kamada

Futbollisti i larguar nga Eintraht Frakfurt në mbyllje të kontratës. ishte kërkuar me ngulm sidomos nga Milani, që ishte shumë pranë firmës me të deri në momentin kur u shkarkua nga detyra Maldini. Më pas, interesi për japonezin u shua edhe për shkak të problemeve me vendin e ekstrakomunitarit në ekip. Interi gjithashtu u duk sikur ishte gati të firmoste, por pastaj u tërhoq nga gara.

Nga kjo situatë ka përfituar Lacio, e cila ka siguruar një “po” nga lojtari. Sipas “Sky Sport”, tashmë Kamada do të bashkohet me bardhekaltrit, që kanë vend bosh për lojtarët ekstrakomunitarë. Palët kanë gati kontratën, e cila është dyvjeçare me të drejtën e rinovimit për një tjetër sezon, teksa futbollisti japonez do të përfitojë 3 milionë euro plus bonuse në vit. Ai do të përfitojë edhe një shifër prej 4 milionë eurosh në momentin e firmës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: