Saturday, 21. March 2026
Sport

Ballkani përfundon stërvitjen në Irlandë, gati për ndeshjen ndaj Larne

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës gati për ndeshjen e nesërme.

Ballkani luan nesër ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës ndaj Larne.

Në ‘Fadil Vokrri’ suharekasit fituan 3:0 dhe janë shumë pranë kualifikimit në raundin tjetër.

Sot skuadra e ka përfunduar stërvitjen e fundit, para ndeshjes së nesërme ndaj Fc Larne.

Këto dy ditë grupi është adaptuar me klimen veriore të Irlandës, forma e morali është poashtu në nivelin optimal, andaj nesër me fokusin më të madh të mundshëm, lojtarët tanë zbresin në “Solitude Stadium” të Belfastit, për ta kërkuar kualifikimin në rrethin e tretë të eliminatoreve të këtij kompeticioni.

Kujtojmë që ndeshja është nesër, nga ora 20:30./Lajmi.net/

  


Teilen: