Saturday, 21. March 2026
Sport

Rashica e zgjedh numrin e fanellës tek Norwichi

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Norwich City i ka prezantuar numrat e rinj që do t’i mbajnë në fanellë futbollistët e tij në sezonin e ri 2023/24.

E në mesin e atyre që e zgjodhi numrin që do ta mbajë në shpinë është edhe Milot Rashica.

Futbollisti ynë u rikthye nga huazimi i suksesshëm njëvjeçar tek Galatasaray dhe momentalisht po ushtron me ekipin nga Championshipi anglez.

Siç ka njoftuar Norwichi përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale, vushtrriasi e ka zgjedhur fanellën me numrin 14, të cilën më parë e kishin mbajtur Wes Hoolahan e Todd Cantwell.

Teilen: