Ousmene Dembele do jetë lojtari më i ri i Paris Saint Germain.
Nënshkrimi i Ousmane Dembele nga Paris Saint-Germain vazhdon të marrë formë dhe këtë të enjte anësori francez ka nisur një fluturim privat drejt Parisit, gjest që mund të interpretohet si një hap para bashkimit me kampionin francez.
Siç kanë bërë të ditur ‘Radio Marca’, ‘SER’ dhe ‘Cadena COPE’, Dembele shkoi në aeroportin Josep Tarradellas Barcelona-El Prat së bashku me shoqëruesit e tij dhe kapi një aeroplan për në kryeqytetin francez, duke përfituar nga fakti se Xavi dha tre ditë pushim për skuadrën pas turneut parasezonal në Shtetet e Bashkuara.
Andaj është vetëm çështje kohësh zyrtarizimi i tij në ‘Parc des Princes’./Lajmi.net/
🚨 🚨 ‼️ ‼️
✈️ Ousmane Dembélé pone rumbo a París junto a su entorno.
El fichaje por el club parisino… más cerca.
@RadioMARCA @radiomarcabcn pic.twitter.com/f1HSPx77p4
— Alejandro Segura (@A_SeguraJ) August 3, 2023