• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

 Tifozët premtojnë spektakël, në “Air Albania” rreth 10 mijë veta për Tiranën

03/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Bardheblutë” e Tiranës do të përballen mbrëmjen e kësaj të enjteje, në mitikun “Air Albania”, me “shqiponjat” e Besiktas, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League.

Pavarësisht humbjes 3 me 1, në përballjen e parë të Stambollit, duket se tifozët e “bardhebluve” janë të vendosur të “karikojnë” skuadrën e tyre në “Air Albania”, këtë mbrëmje dhe deri më tani pritet që në stadium të jenë rreth 10 mijë tifozë të pranishëm, duke bërë kështu “autoritetet” përkatëse të hapin dhe katin e dytë të stadiumit, gjë që ndodh shumë rrallë në futbollin tonë, për të mos thënë vetëm në përballjet e derbit, Tirana-Partizani.

Deri më tani është raportuar se vetëm pasditen e së mërkurës janë shitur rreth 8 mijë bileta, teksa çmimet fillojna nga 500 lekë të reja, deri në 15 mijë lekë të reja. Përveç tifogrupeve të “bardhebluve”, në tribunat e “Air Albania” të pranishëm pritet të jenë dhe tifozë turq, bileta e të cilëve kushton 15 euro. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Të hënën tërheqja e shortit për Ligën e Dytë dhe ligat e juniorëve e kadetëve!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.