• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Neymar pritet të rikthehet në Barcelonë, PSG bën hapin e madh

03/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

PSG-ja ia ofroi Barçës Neymarin në formë huazimi

Paris Saint-Germaini ia ofroi Barcelonës brazilianin Neymar si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Ousmane Dembeles në Paris.

Futbollisti francez pritet të shitet nga Barça dhe ai e ka shprehur dëshirën për të përfunduar në “Parkun e Princave”, gjë e cila pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

Kampioni francez pritet t’i paguajë 50 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit pasi e aktivizoi klauzolën “private” të lojtarit më 31 korrik, në ditën e fundit të afatit të saj.

Sidoqoftë, mediumi spanjoll “Sport” raporton se Barçës iu ofrua ish-futbollisti i saj, Neymar, në formë huazimi nga PSG-ja, si pjesë e negociatave që e kishin në qendër të ardhmen e Dembeles.

PSG-ja e kishte blerë Neymarin për 222 milionë euro pikërisht nga Barcelona në verën e vitit 2017, ndërsa me atë rast katalunasit e kishin transferuar Dembelen në vend të brazilianit për 105 milionë euro nga Dortmundi.

Neymar u rikthye sot në fushën e blertë duke shfaqur lojë fantastike në fitoren e PSG-së me rezultat 3:0 në një ndeshje miqësore parasezonale.

Braziliani i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asistim.

Next Post

Kërcënimi nga Arabia, “shpërthen” Klop: Të ndërhyjë UEFA dhe FIFA, merkatoja e tyre zgjat edhe… 3 javë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.