Duket se Çelsi ka gjetur zgjidhje dhe për portën, me “Blutë” që kanë arritur akordin me Robert Sançez të Brajtonit.
Gardiani i kombëtares spanjolle do të kalojë në Londër për 25 milionë paund, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.
Nga ana tjetër “Blutë” mund të sakrifikojnë portierin Kepa Arrizabalaga, për të cilin janë gati të dëgjojnë ofertat.
PANORAMASPORT.AL