Lionel Mesi e ka nisur me një tufë golash eksperiencën e tij në futbollin amerikan, duke shënuar me rregullsi me fanellën e Inter Majemi. Edhe mbrëmë, në suksesin 3-1 ndaj Orlando Siti, ai shënoi dy gola për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Por nëse tifozët e thjeshtë gëzohen, trajnerët kundërshtarë kanë filluar të ankohen për trajtimin special që merr argjentinasi nga gjyqtarët. I këtij mendimi është trajneri i Orlandos, Oskar Pareha, i cili ka akuzuar ”xhaketat e zeza” për mënyrën se si kishin drejtuar ndeshjen.
“Sot ishte një cirk”, tha ai pas ndeshjes. “Kishte një karton të dytë të verdhë për Mesin që nuk është dhënë. Nuk më intereson që bëhet fjalë për Mesin, duhet të trajtohet si të gjithë të tjerë. Duhen bërë gjërat në mënyrë korrekte dhe nuk ishte kështu, ato që ndodhën në fushë…
Penalltia? Është një simulim shumë i qartë dhe shumë i lehtë për t’u parë”, tha ai në konferencë.
PANORAMASPORT.AL