Saturday, 21. March 2026
Sport

Tashmë është e sigurt, Josko Gvardiol futbollisti më i ri i Manchester Cityt

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë, Josko Gvardiol mund të llogaritet si lojtari më i ri i Manchester Cityt.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se RB Leipzig dhe skuadra angleze tashmë kanë firmosur të gjitha dokumentacionet dhe mbrojtësi kroat mund të llogaritet si lojtari më i ri i kampionit nga Premier League, shkruan Lajmi.net

Shuma që City pritet të paguaj për mbrojtësin nga Kroacia është 90 milionë euro, pa përfshi edhe bonuset.

“Josko do të udhëtoj në Manchester gjatë mbrëmjes, kurse nesër kryen testet mjekësore”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale./Lajmi.net/

  


Teilen: