Saturday, 21. March 2026
Sport

Gol në Belfast, Ballkani kalon në epërsi ndaj Larne

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Larne, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Conference League.

Golin për 0 me 1 e shënoi Nazmi Gripshi në minutën e 28’të, në ndeshjen që po zhvillohet në Belfast, shkruan Lajmi.net

Asist për këtë gol bëri sulmuesi Albion Rrahmani, i cili u fut në lojë në minutën e 18’të, pasi Lindon Emërllahu u lëndua.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë Ballkani kishte fituar me rezultatin 3 me 0./Lajmi.net/

 

  


Teilen: