Saturday, 21. March 2026
Sport

Ballkani shkatërron Larnen edhe në Belfast

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës, Ballkani, është përfaqësuesi i vetëm tani nga Kosova në garat evropiane.

Therandasit treguan fuqinë edhe në Belfast të Irlandës Veriore, duke e shkatërruar Larnen me rezultat 4:1 dhe kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League. 

Ballkani edhe sfidën e parë e ka fituar me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 7;1 kualifikohet më tej, ku e pret skuadra nga  Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Për Ballkanin shënuan Nazmi Gripshi (27′ e 36′), Albion Rrahmani (46′) e Almir Kryeziu (66′). 

Në dy golat e parë asistoi Rrahmani, ndërsa në të tretin Edvin Kuç dhe të katërtin Meriton Korenica, Për vendasit ka realizuar Bonis (59′ – nga penaltia).

Teilen: