Saturday, 2. May 2026
Sport

I rrezikohet vendi startues Vedat Muriqit, Mallorca transferon një super sulmues

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Mallorcas ka bërë një transferim gjatë këtij merkatoje të verës.

Klubi spanjoll ka afruar në radhët e veta sulmuesin nga Kombëtarja e Kanadasë, Cyle Larin.

28-vjeçari ka shkruar si lojtari i huazuar te skuadra e Mallorcas nga Real Valladolid.

Larin nga janari kishte luajtur në La Liga me ekipin e Valladolid dhe kishte shënuar tetë gola duke u përshtatur menjëherë në Spanjë.

Kujtojmë që te Mallorca luan sulmuesi kosovar, Vedat Muriq – i cili tashmë nuk do ta ketë pozitën e startuesit të sigurt.

Teilen: