Saturday, 2. May 2026
Sport

“Ky stadium meriton një fushë më të mirë”, Gynesh kritikon tifozët pas fitores në Tiranë: Nuk duam të shohim dhunë

GS 03/08/2023 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Beshiktashit, Senjol Gynesh, ishte i lumtur për suksesin e skuadrës së tij ndaj Tiranës dhe kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Konferencës. Por ai u ndal edhe te gjërat që nuk i kishin pëlqyer, siç ishte gjendja e fushës dhe sjellja e tifozëve.

senol gynesh

“Finalja e Ligës së Konferencës u luajt në këtë stadium. Nuk është e mirë që të kesh një terren kaq negativ në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Ishte një terren i fortë, mendoj se do ta ndryshojnë pas kësaj ndeshje. Një terren më i mirë do t’i përshtatej një stadiumi të tillë

Trazirat e ndeshjes? Miqësia jonë nuk do të prishet, Ne nuk duam të shohim dhunë në fushë. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë. Këto pamje nuk e tregojnë. Nuk ka rëndësi se kush i bëri. Nuk duhet të kemi gjëra të tilla në planet tona. Nuk duhet t’u japim rëndësi. Tifozët e mbështetin ekipin e tyre me brohoritje, këto pamje të këqija vetëm i dëmtojnë ekipet”, tha Gynesh pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: