Sunday, 22. March 2026
Sport

Alegri telefonon Lukakun, mediat italiane e bëjnë të sigurt: Ja kur mbërrin belgu në Torino

GS 06/08/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se Romelu Lukaku është gjithnjë e më pranë Juventusit, me Masimiliano Alegrin që e ka telefonuar personalisht sulmuesin belg.

lukaku

Këtë lajm e ka bërë me dije “Corriere dello Sport”, që raporton detajet e fundit rreth mbërritjes së 30-vjeçarit në Torino.

Sipas saj, midis ditës së nesërme dhe të martës do të ketë një takim mes drejtuesve të dy klubeve, ku pritet të mbyllet çdo gjë me sukses, me Çelsin që pritet të përfitojë nga ky transferim sulmuesin Dushan Vlahoviç.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: