Arsenalit nuk mund t’i vinte një mundësi më e mirë shpagimi për atë që ndodhi sezonin e shkuar në garën për Premier Ligën, sesa një finale kundër Mançester Sitit që dorëzon trofeun e parë sezonal në Angli. Finalja e Superkupës së Anglisë të dielën në “Wembley” është shansi për t’u hakmarrë për “topçinjtë”, të cilët kryesuan për 8 muaj Premier Ligën sezonin e shkuar, vetëm për ta dorëzuar në fund te rivalët e Guardiolës.
Çfarë do të thotë për Arsenalin finalja kundër Sitit?
Jemi shumë të emocionuar që do të luajmë një finale dhe fitojmë një trofe. Po luajmë kundër ekipit për t’u mundur.
Shumë afrime dhe pak largime, jeni i shqetësuar për madhësinë e skuadrës këtë merkato?
Ne jemi në një proces të ndërtimit të skuadrës. Po punojmë për disa gjëra dhe ka ende kohë për ta bërë këtë. Jemi të kënaqur me skuadrën që kemi.
Si është Gabriel Zhezus pas operacionit në gju?
Ai është mirë. Është i zhgënjyer pasi ndihej mirë, por problemi ishte aty. Askush nuk priste një ndërhyrje kirurgjikale, por ne e morëm atë vendim. Jam i sigurt se do të kthehet së shpejti.
Si është pjesa tjetër e skuadrës për Sitin?
Bukajo [Saka] ndihet shumë më mirë, nuk pres që dikush tjetër të jetë jashtë.
Si arritën ta bindnit Deklan Rajsin të nënshkruante me Arsenalin?
Ne thjesht ia shpjeguam atij mendimet tona, çfarë roli do të kishte në klub dhe ekip. Ai e pranoi këtë.
A është ky një fillim i një epoke të re për Arsenalin?
Kjo është ajo që ne duam, të luftojmë për çdo trofe. Ne duhet ta dëshmojmë këtë. Ajo që bëmë vitin e kaluar nuk ishte e mjaftueshme për të fituar trofeun e madh dhe ne duhet të jemi më mirë.
Herën e fundit që keni luajtur kundër Sitit gjërat nuk shkuan edhe aq mirë…
Ndeshja filloi në një mënyrë që ne nuk e dëshironim. Ata ishin më të mirë në çdo departament dhe e meritonin ta fitonin atë ndeshje pa asnjë dyshim.
PANORAMASPORT.AL