Sunday, 22. March 2026
Sport

Beshiktashi e kërkon me ngulm, mesfushori i Milanit pret një klub tjetër të Serisë A

GS 06/08/2023 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se për Piolin është i padisponueshëm për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar në miqësoren kundër Realit të Madridit, Zhunior Mesias vijon të ketë kërkesa në merkato. Klubi që duket më shumë i interesuar për momentin është Beshiktashi.

mesias

Turqit janë gatit ë paguajnë 5 milionë euro për kartonin e tij dhe Milani duket se është i lumtur me ofertën, ndërsa lojtari vijon të hezitojë. Dëshira e tij është të vazhdojë karrierën në Itali dhe ndër ekipet që e ka tunduar është Torino.

Në fakt, këta të fundit synojnë huazim me të drejtë blerjë, një akord i rrezikshëm për një 32-vjeçar nga i cili kuqezinjtë duan të fitojnë diçka e të mos vijojnë ta kenë në bordero.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: