• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani njofton largimin e Rrahmanit

06/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani ka njoftuar për largimin nga skuadra të sulmuesit, Albion Rrahmani.

Përmes një postimi në Facebook, kampioni aktual ka vlerësuar se kontributi i futbollistit për suksesin e skuadrës ishte i madh.

“Lamtumirat janë sa të dhimbshme, aq edhe të hidhura.

Andaj sot ty kampioni ynë, foleja jote e përhershme, të thotë thjeshtë MIRUPAFSHIM!

Çdo gol që ke shënuar, do të mbetet në zemrat e secilit tifoz të FC Ballkanit, në zemrat e secilit prej nesh.

Çdo minutë që ke djersitur me vetëmohim fanellën e klubit, do të ruhet në kujtesën e pa shlyeshme, sepse kontributi yt ishte vlerë e madhe për rrugëtimin tonë të përbashkët.

Ndarjet janë të vështira, por kur ato bëhen për të nisur një rrugë të re, me perspektivë për të ardhmën e një futbollisti të këtij vendi, të gjithë bëhemi bashkë, në përkrahje të mundësive të reja të kampionëve tanë.

Faleminderit për angazhimin shembull në çdo ndeshje e në çdo rrethanë. Ti nuk e ke kursyer vetën asnjë çast, madje as atëherë kur ke ndjerë dhimbje në trupin tënd, ti ishe gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar shokëve të skuadrës, në synimet drejt sukseseve tona, duke nderuar vetën, klubin dhe qytetin tonë”, ka shkruar klubi therandas.

“Ne jemi të bindur që karrierë e pasur të pret para, andaj të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme, kurse derën e familjes së madhe të FC Ballkanit, do ta kesh të hapur përjetësisht. Mirupafshim Albion Rrahmani, ti o kampion i Republikës”. 

Ballkani nuk e ka përmendur, por sipas disa përfoljeve futbollisti karrierën do ta vazhdojë në Rumani, te Rapidi i Bukureshtit.

Next Post

Ballkani e konfirmon largimin e Albion Rrahmanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.