Alehandro Kamano, agjenti i Lautaro Martinezit ka folur edhe një herë tjetër për situatën rreth kapitenit të Interit.
“Lautaro është kapiteni i Interit, është shumë i lumtur këtu dhe Interi ka një projekt shumë të mirë sportiv. Tani po flasim për rinovimin, ka kohë, nuk është vetëm çështje parash sepse është një njeri konkurrues dhe kërkon të luajë me Interin më të mirë të mundshëm për të fituar gjithçka”, u shpreh agjenti, që u ndal tek ofertat nga Arabia dhe interesimi i Reali Madridit.
“Ai është një nga 3 sulmuesit më të mirë në botë dhe të gjithë drejtorët sportivë e pëlqejnë. Reali? Është një nga skuadrat më të mira në botë dhe të gjithëve do u pëlqente të luanin aty, por e përsëris që Lautaro luan në skuadrën numër 2 të Europës dhe kjo është shumë e rëndësishme. Arabia? S’kanë rëndësi paratw për të, ka ndjenjë të madhe përkatësie me Interin”, tha Kamano.
PANORAMASPORT.AL