Sunday, 22. March 2026
Sport

Juventusi synon mesfushorin e Bayern

GS 06/08/2023 1 Min. Lesezeit

Juventusi synon mesfushorin e Bayern!

Pasi humbi Kessie, që preferoi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite dhe të mos kthehej në kampionatin italian, del në skenë një tjetër emër për mesfushën e Juventusit.

Bëhet fjalë për Leon Goretzka, që mund të largohet nga Bayerni I Mynihut pasi nuk e ka më të sigurt vendin në mesfushën e bavarezëve pas ardhjes së Laimer nga Leipzig.

Goretzka ka një kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2026 dhe përveç Juventusit pëlqehet edhe nga shumë klube të tjera europiane, veçanërisht nga Manchester United.

Teilen: