Ka mbërritur një tjetër surprizë në Kupën e Botës për femra që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re dhe që po vjen për shikuesit.
Kampionet në fuqi të Shteteve të Bashkuara i thonë lamtumirë garës në fazën e 16-shes, të mposhtur nga Suedia që vazhdon të jetë surpriza e vërtetë e turneut.
Në AAMI Park në Melburn, amerikanet u dorëzuan me penallti (5-4) ndaj Suedisë pasi 90 minutat dhe koha shtesë përfunduan 0-0. Skandinavet në çerekfinale do të përballen me Japoninë.
Nga ana tjetër Japonia e konfirmon veten si një fuqi në nivelin femëror.
Në Botërorin që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re, japonezet, kampionet e edicionin 2011 mposhtën Norvegjinë me rezultatin 3-1 duke siguruar biletën për në çerekfinale.