Sezoni futbollistik i elitës në Angli nis sot me FA Community Shield, ajo që është në fakt Superkupa e Anglisë. Një ndeshje e cila këtë vit sheh përballë Mançester Sitin që fitoi thuajse gjithçka në sezonin e kaluar, kundër Arsenalit, që i dorëzoi titullin në javët e fundit.

Të dy trajnerët do të përdorin këtë ndeshje për të parë gjendjen reale të lojtarëve të tyre, pas përgatitjeve që kanë bërë në turnetë jashtë Anglisë.
Guardiola i ka besuar një vend në rreshtim nga minuta e parë afrimit të fundit të verës, Kovaçiç, i cili ka marrë vendin e Gyndogan. Nga ana tjetër, janë emra si Rajs e Havertz të cilët luajnë nga minuta e parë në rreshtimin që Mikel Arteta, dikur krahu i djathtë i Guardiolës, ka vendosur për “topçinjtë”.
LIVE MANÇESTER SITI-ARSENAL 1-0
77′ Palmer
NGJARJET KRYESORE
82’ Ramsdejl shpëton Arsenalin nga goli i dytë. Alvarez gjen Foden në qendër dhe sulmuesi gjuan mes këmbëve, të portierit, duke gjetur një devijim të këtij të fundit. (SHIH VIDEON)
77’ GOOOL MANÇESTER SITI! Palmer, i futur në fushë pak minuta më parë në vend të Haland, merr topin nga e djathta dhe me të majtën e tij lëshon një gjuajtje fantastike që mposht Ramsdejl. (SHIH VIDEON)
52’ Pas një harkimi në zonë, Stouns tenton me kokë, por gjen përgjigjen e Ramsdejl. (SHIH VIDEON)
42’ Rodri tenton supergolin nga mesfusha, teksa lëshon një gjuajtje të shkëlqyer, por sfera përfundon pak mbi traversë. (SHIH VIDEON)
39’ Tjetër mundësi e artë e Havertz i cili i vetëm para portierit, sheh përsëri gjuajtjen e tij të neutralizohet nga gardiani i Sitit. (SHIH VIDEON)
25’ Aksion i shpejtë i Arsenalit me Havertz i cili merr topin në zonë dhe gjuan, por gjen përgjigjen me këmbë të Ortega. Sfera mbërrin të Martineli, gjuajtja e të cilit ndalet nga Stouns. (SHIH VIDEON)
14’ Rodri tenton me një goditje nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe për pak sa nuk përfundon në rrjetën e Ramsdelj. (SHIH VIDEON)
4’ Akanzhi nga e majta harkon në zonë, Uajt largon topin para se Alvarez ta shtyjë në rrjetë. (SHIH VIDEON)
1′ Nis takimi në “Uembli”.
FORMACIONET ZYRTARE
Mançestër Siti: Ortega, Uoker, Stons, Dias, Akanzhi, Rodri, Kovaçiç, B. Silva, Alvarez, Grilish, Haland.
Trajner: Pep Guardiola
Arsenal: Ramsdejl, Uajt, Saliba, Gabriel, Timber, Partej, Rajs, Odegard, Saka, Martineli, Havertz.
Trajner: Mikel Arteta
PANORAMASPORT.AL