Skuadra e Al Nasr duket se ka lënë pas krahëve telashet e fillimit të edicionit në Kupën e Kampioneve të Klubeve Arabe. Ekipi saudit ka fituar sot me shifrat 3-1 ndaj marokenëve të Raja Kazablanka dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e turneut.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, duke filluar nga goli i Ronaldos në minutën e 19-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Më pas erdhi dygolëshi i Fofana, teksa autogoli i Madu në fundin e pjesës së parë, ishte ai që vulosi në fakt të gjithë ndeshjen.
Ronaldooooooooooooooooooooo pic.twitter.com/myqUqMkedt
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) August 6, 2023
Al Nasr do të ndeshet në gjysmëfinale me një nga surprizat e turneut, Al Shorta të Irakut.
PANORAMASPORT.AL