Monday, 23. March 2026
Sport

Tragjedi në Athinë, përleshen tifozët e AEK dhe Dinamos, vdes njëri nga ata

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi.

Në prag të ndeshjes AEK Athens – Dinamo Zagreb ka ndodhur një përleshje e rëndë.

  

Për këtë ndeshje UEFA ka kërkuar që tifozët mysafirë mos të jenë prezent, por një gjë të tillë nuk kanë pranuar kroatët dhe kanë udhëtuar në Greqi.

E kjo solli trazira në Athinë, ku madje kishte dhe të vdekur.

Mediat greke njoftojnë që një tifoz i AEK në moshën 22 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e përleshjes së dy tifozerive.

Kujtojmë që ky takim i sotëm i takon rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve, nis nga ora 20:45./Lajmi.net/

  

  


Teilen: