Trajneri i Galatasaray, Bukar Okan ka komentuar sërish në lidhje me Milot Rashica.
Sezonin që lamë pas Rashica luajti një rol kyç në gjigantin turk, Galatasaray.
Ai ishte pjesë e 11-shes së padiskutueshme e trajnerit, Okan.
Megjithatë, huazimi i tij në ligën turke ka përfunduar dhe kosovari është rikthyer në Norwich City,
Klubi i Galatasaray kërkon që të blejë kartonin e vushtrriasit, por ende nuk po arrin marrëveshje me anglezet.
Së fundmi në lidhje me Rashicën ka komentuar edhe trajneri i ekipit, duke thënë se janë në pritje të lojtarit.
“Milot Rashica është një lojtari që e bëri një punë të mirë në skuadrën tonë vitin e kaluar. Ne mund të themi se duam që ai të jetë në skuadër, jemi në pritje”, deklaroi fillimisht trajneri turk në konferencë për shtyp para ndeshjes së rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Olimpija Ljubljana.
“Ne duam ta shtojmë në skuadër një lojtar tjetër largpamës në krahë. Zgjedhja e jonë e parë, natyrisht, është Rashica”, vazhdoi Buruk.
Marrëveshja pritet të përfundojë për shumën 6-7 milionë euro./Lajmi.net/