Wednesday, 18. March 2026
Sport

UEFA vendos | Shtyhet ndeshja Dinamo Zagreb – AEK, shkak përleshjet masive të tifozëve para ndeshjes

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

Është shtyrë ndeshja për xhiron e tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit pas një vendimi të UEFA-s.

Me vendim të UEFA-s u shty përfundimisht ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrëmë pati përleshje të mëdha mes tifozëve të Dinamo Zagrebit dhe AEK në Athinë – të cilat morën jetën e një tifozi të AEK-ut.

Federata Evropiane e Futbollit mori këtë vendim për normalizimin e situatës.

/GazetaBlic Sport


Teilen: