Milot Rashica është bërë prioritet i Galatasarayt.
Ylli shqiptar e bëri një sezon të shkëlqyeshëm në Stamboll, ku qëndroi për një vit në formë huazimi.
E vushtrriasi në fillim të verës u rikthye në Norwich City, i cili e mban kartonin e tij.
Qe një kohë gjiganti turk po mundohet ta blejë përfaqësuesin kosovar, por nuk e ka gjetur ende marrëveshjen me klubin nga Championshipi anglez.
Kjo çështje pritet të zgjidhet për 6-7 milionë euro.
Edhe trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk e sheh të nevojshëm transferimin e ish-futbollistit të Vitesses dhe Werder Bremenit.
“Milot Rashica është një lojtari që e bëri një punë të mirë në skuadrën tonë vitin e kaluar. Ne mund të themi se duam që ai të jetë në skuadër, jemi në pritje”, deklaroi fillimisht trajneri turk në konferencë për shtyp para ndeshjes së rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Olimpija Ljubljana.
“Ne duam ta shtojmë në skuadër një lojtar tjetër largpamës në krahë. Zgjedhja e jonë e parë, natyrisht, është Rashica”, vazhdoi Buruk.
Rashica është duke ushtruar me Norwichin, por ndërkohë po pret informacione dhe shpreson që palët të arrijnë marrëveshje pasi ai dëshiron të transferohet definitivisht në Galatasaray.